Macja hyn në transmetim të drejtpërdrejtë

dfgfgdfNjë mace e humbur në Turqi është bërë mjaft e njohur në rrjetet sociale gjatë një transmetimi live në televizion.

Një televizion lokal në Denizli të Turqisë pati një surprizë me një mik të veçantë që erdhi në studio. Macja hyri në tavolinën e studios duke ndërprerë buletini informativ.

Drejtuesi i emisionit e kuptoi situatën dhe po raportonte se moti është shumë i ftohtë. Kotelja ndoshta kishte hyrë në godinën e televizionit për tu ngrohur, duke bërë atë që të gjitha macet e adhurojnë. Ajo u ul mbi lap top dhe nuk po lëvizte.

Stacioni televiziv tha më pas se macja ishte adoptuar nga një prej anëtarëve të produksionit. / Top Channel