Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Lunaçek: Marrëveshja për Asociacionin mund të shkojë në rinegociim – Malisheva Press

Lunaçek: Marrëveshja për Asociacionin mund të shkojë në rinegociim

ulrike lunacekNëse Gjykata Kushtetuese konstaton se Marrëveshja mbi parimet e përgjithshëm për themelimin e Asociacionit është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, atëherë ajo duhet të rinegociohet.

Kështu ka thënë se Ulrike Lunaçek, zëvendëspresidentja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, të mërkurën në një konferencë për media.

“Nëse kjo e fundit vendos se jo gjithçka në këtë Marrëveshje është në përputhje me Kushtetutën, atëherë ajo duhet të ndryshojë. Nëse ky është vendimi i Gjykatës, atëherë Marrëveshja duhet të ndryshojë”, transmeton Koha.net pohimet e raportueses për Kosovën në PE, Ulrike Lunaçek.

Lunaçek ka thënë se e ka parë si problematike specifikimin marrëveshja mbi parimet e përgjithshëm për themelimin e Asociacionit

“Në pjesë të Marrëveshjes e konsideroj problematike që në disa pozita mund të jenë vetëm serbët, në një vend që është multietnik besoj që një përcaktim i tillë nuk është i drejtë. Besoj që rinegociimi zë vend nëse Kushtetuesja vendos ashtu”, ka thënë Lunaçek.