Lumishta ia kthen shpinën Salih Morinës i cili mezi e mbush klasën fal fëmijëve dhe të miturve (foto)

Salih Morina që dikur konsiderohej nga shumë anëtarë të LDK-së si figura kyçe e kësaj partie në komunën e Malishevës si duket ka filluar ti humb përkrahja brenda anëtarësisë. Kjo mund të shihet fare qartë në një tubim që Morina ka mbajtur në fshatin e tij të lindjes Lumishtë.

Morina përmes facebookut ka shkruar se sa e fuqishme është nëndega e LDK-së nga fshati Lumishtë por fotografitë tregojnë dhjetra fëmijë dhe të mitur që kanë zënë pjesën kryesore të klasës bashkë me kryesinë e degës së LDK-së nga Malisheva ku vërehen fare pak përkrahës të LDK-së.

Deputeti Salih Morina gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014 kishte marrë në fshatin Lumishtë hiq më pak se 198 vota nga 210 sa kishte gjithsejtë LDK-ja kurse fotografitë tregojnë  për krizën e thellë të përkrahjes ndaj Morinës por edhe ndaj LDK-së.

Mirëpo, pakënaqësia ndaj LDK-së në nivel vendi është rritur dukshëm sidomos pas futjes në koalicion me PDK-në me gjithë akuzat për vrasje politike dhe krim, pas shtyrjes përpara të votimit të Demarkacionit dhe Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kjo ka bërë që në sondazhet e njëpasnjëshme LDK-ja të dalë e treta në nivel vendi shumë larg nga PDK-ja dhe Vetëvendosja.

Burime brenda LDK-së edhe më parë edhe tani bëjnë të ditur se ka një pakënaqësi edhe ndaj vet Morinës nga strukturat e LDK-së në Malishevë por edhe nga vet anëtarësia e mbetur e kësaj partie dhe nga vet fshatarët e Lumishtës që e votuan atë.

Morina konsiderohet si zyrtari lartë partiak që ka “vrërë dhe kthjellë’’ brenda degës së Malishevës duke qenë i lidhur ngushtë me kryetarin e partisë Isa Mustafa dhe duke përdorur lidhjet brenda qeverisë për të kryer favore të ‘’përzgjedhurve’’ të tij brenda degës në Malishevë.

Morina shpesh shihet përkrah Mustafës dhe tashmë së fundi me funksion edhe si zëvendës shef i grupit parlamentar të LDK-së. Kjo lidhet me qëndrimet e tij në përkrahje të demarkacionit dhe asociacionit të cilat sipas burimeve Morina i ka bërë të ditura ndër të parët andaj edhe Mustafa e mban afër vetes si të dëgjuarin  tij.