Lufta për pushtet apo kualicioni i frikës

Shkruan: Islam Krasnqi

Marrëveshjet e arritura parazgjedhore mes partive politike apo kualicionet, po na tregoin së fushatat e tyre “një pjese të Opozitës”, për rrezimin e qeveris kishin qenë për të ju ndarë një pjesë nga kulaqi I tyre.

Sa bllokada, kërcenime, protesta të qytetarëve paskan qen vetëm një lojë e orkestruar mire nga individ të caktuar, të cilët po harroin gjithqka, për të ardhur deri në pushtet, harruan mundin e protestusëve, harruan vuajtjen e qytetarëve të cilët i lane të diskriminuar si në rajon ashtu edhe më lartë, më veprimet e tyrë të pa ndergjegjëshme, harruan viat e kuqe.

Unë besoj së populli është ngi më një formul si kjo, ku pozita e të parit të qeveris I jepet një partie të vogel, nëse e vlerësoim më zgjedhjet e kaluara, sepse pastaj mund të themi së kemi tre kryeministra, ashtu siq jemi mesuar të ndegjoim shpesh here, ku fuqia e kryeministrit eshte me e vogel së fuqia e një ministrit. Ndoshta nuk di të kalkuloj mir më këto matmatika, por e di së si ka funksionuar qeveria mandatin e fundit, kur kryeministrit si ka raportuar askush, as nuk I ka dhenë llogari, duke e injoruar, sepse unë jamë pjesë e një partie tjetër.

Kualicionin PDK-LDK e quajtem kualicion I zorit, por këtë si do ta quajm kualicion të frikës apo si?, së ti jepet mandatari I qeveris një partie që është 2 apo 3 herë me e vogel për nga numri I elektoratit, nuk di si ta quaj. U friguan nga kualicioniet tjera, po nga frika së VV-ja është rritur dhe po ju merr pushtetin, leshuan postin e të parit, vetem e vetem që të mos ju prishet rehatia, sepse nuk janë mesuar të jenë opozit asnjëhere.

Tër kohën në çdo menyr u munduan ta rrëzoin qeverin , duke ju thenë së e kanë kapur shtetin, tash po me shkon mendja së I kapen edhe keta. Shpresoim që populli të dine të bejë zgjedhjen më të mire të munshme, që të kthehet shpresa e humbur.

Marrveshja në mes të PDK-AAK dhe NISMA-së mund të jetë një lojë ndoshta e organizuar nga presedenti, i cili ka dashur ta fus në lojën e Demarkacionit edhe z. Haradinaj, I cili ishte kundërshtari kryesor i kësajë marrëveshje të gabuar, sepse z. Haradinaj ndaj bashksis ndërkombetare është I ngushem..