Lladrovci akuzohet për punësim pa kriter të militantëve partiakë (Video)

Premtimet e kryetarit të ri të Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë fushatës zgjedhore, u dhanë shpresë të rinjve të kësaj komune.

Kështu kishte menduar Egzona Jetullahu nga fshati Damanek, e cila ka konkurruar për pozitën “Zyrtare Aprovuese e Shpenzimeve”, raporton KTV.

Me gjithë përgatitjet shkollore, ajo thotë se i është bërë e padrejtë.

Asamblisti Xhavit Drenori, thotë se ish-rivali i tij për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar njëjtë si paraardhësin e tij me punësime të militantëve në administratën komunale në Drenas.

Por, këto akuza janë mohuar nga zyrtarë të komunës.

Në një përgjigje me shkrim, thuhet se në bazë të këtyre kritereve, janë vlerësuar 32 kandidatë dhe të gjithë janë ftuar për intervistim me shkrim, ndërsa kanë prezantuar vetëm 16 prej tyre, pastaj komisioni ka vlerësuar se 4 kandidatë kanë treguar rezultatet me të mira dhe janë ftuar për testim me gojë.

“Kandidatët të cilët mendojnë që u janë shkelur të drejtat e tyre, mund të bëjnë ankesë në afatin ligjor pranë Komisionit për Ankesa. Nuk ka pasur asnjë favorizim, apo ndërhyrje dhe Komisioni ka punuar i paanshëm dhe pa ndërhyrje nga askush”, thuhet po ashtu në përgjigje.