Lladroc: Ujërat e zeza derdhën në rrugë, Komuna nuk rregullon kanalizimin e dëmtuar! (Foto)

foto-2Në fshatin Lladroc, përkatësisht në lagjen e Bibajve, ka kohë që ka shpërthyer rrjeti i kanalizimit, ndërsa Komuna nuk ka ndërmarr asnjë masë për sajimin e këtij problemi.

Lexuesit e Malishevapress, kanë thënë për redaksinë, se ujërat e zeza vazhdojnë të derdhën në rrugën kryesore dhe se këto ujëra janë shndërruar në problem serioz për banorët e kësaj lagje dhe për qytetarët të cilët kalojnë nëpër këtë pjesë të fshatit, sidomos në këtë periudhë kohore kur bartja e infeksioneve rritet dhe qarkullimi i automjeteve bëhet i vështirë për shkak të ngricave. Po ashtu sipas këtyre burimeve kjo prishje në rrjetin e kanalizimit ka kohë që ka ndodhur dhe se organet kompetente janë njoftuar disa herë lidhur me këtë problem, mirëpo deri me tani nuk janë ndërmarr masa për ta rregulluar këtë problem në rrjetin e kanalizimit.

Prandaj, përderisa nuk rregullohet kjo pjesë e kanalizimit, ujërat e zeza do të vazhdojnë të derdhën në këtë pjesë të fshatit dhe për pasojë do të jenë kërconim konstant për shëndetin e banorëve të këtij fshati.

foto-2