Lladroc: Prona publike uzurpohet, komuna vazhdon të heshtë! (Foto)

Një lexues i Malishevapress, ka dërguar në redaksinë tonë disa fotografi ku shihet se si në fshatin Lladroc, një qytetarë ka vendosur në pronën publike një objekt pa marr fare pëlqimin e Kuvendit Komunal.

Lexuesi ynë në kushte anonimiteti ka thënë se “pronari i këtij lokali që në ditët në vijim pritet të hapet është militant i subjektit politik Nisma, dhe ka shfrytëzuar afërsinë e tij me partinë në pushtet për ta uzurpuar pronën publike”.

Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm që Komuna e Malishevës vazhdon të heshtë përballë këtij fenomeni që vazhdimisht po e shkatërron pronën publike. Madje ndërtime të tilla në hapësirat publike, pa leje ndërtimore dhe pa kritere urbanistike, po vazhdojnë të ndodhin edhe në qytezën e Malishevës. Ndërsa në anën tjetër inspektorët komunal dhe zyrtarët tjerë përgjegjës nuk ndërmarrin asnjë veprim konkret për ndalimin e kësaj dukurie e cila ngadalë po e tjetërson në tërësi hapësirën publike.