Lladroc: Ja si përfundon rruga pas punimeve të kryera nga komuna (Foto)

Tash e sa kohë në këtë gjendje ka mbetur kjo pjesë e rrugës në fshatin Lladroc, komuna pasi kishte prerë rrugën për vendosjen e gypave të ujësjellësit dhe kanalizimit më fare nuk është interesuar që ta detyroj kompaninë në fjalë që ta kthejë në gjendjen e mëparshme rrugën të cilën e kishte dëmtuar gjatë punimeve.

Banorët e fshatit ankohen se edhe përkundër faktit se disa herë kanë shprehur shqetësimin e tyre për vështirësitë që hasin në këtë pjesë të rrugës, megjithatë zyrtarët komunal nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për intervenimin dhe rregullimin e rrugës. Ndërsa tash kur kanë filluar reshjet dhe ngricat kjo rrugë do të jetë pothuajse e pakalueshme gjë e cila është shqetësim për banorët e fshatit Lladroc.