Lista Serbe ua prishi pazarin e partive shqiptare

Lista Serbe ka prishur pazarin e koalicionit të partive shqiptare, PDK-AAK-NISMA-AKR (PANA). Vetëm dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion në shtëpinë e tij, Behgjet Pacolli ka humbur një ministri ende pa u krijuar Qeveriam shkruan sot Koha Ditore.

Ka hequr dorë nga udhëheqja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për t’ia lënë atë Listës Serbe. Ky vendim erdhi pas mbledhjes maratonike të zhvilluar ndërmjet koalicionit PANA dhe Listës Serbe. Finalizimi i pazarit me serbët i ka hapur rrugë vazhdimit të seancës konstitutive, e cila do të mbahet sot (e enjte).

Serbët kanë kërcënuar me mosvotim të institucioneve nëse u jepet edhe Ministria e Bujqësisë, krahas Ministrisë për Komunitete dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal. Pa Listën Serbe, e cila ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, PANA nuk mund t’i formojë institucionet.