Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Lista Serbe: Nëse s’ka Zajednicë, s’ka as Marrëveshje të Brukselit – Malisheva Press

Lista Serbe: Nëse s’ka Zajednicë, s’ka as Marrëveshje të Brukselit

stojanovicVendimi për suspendimin e Marrëveshjes së AKS-së është teknokrat, i cili, ndoshta, për pak kohë do të shërojë dhembjen pas vendimit të UNESCO-s, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq.

“Për ne, më e rëndësishmja është që sa më parë të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Pres që ai (vendimi) të jetë pozitiv, sepse, në rast se është negativ, atëherë s’e di ç’kuptim ka vazhdimi i dialogut dhe nga do të shkojmë pastaj”, ka thënë ai, transmeton Beta, përcjell Koha.net.

Stojanoviq mendon se nëse nuk formohet AKS, atëherë nuk ka Marrëveshje të Brukselit.

“Nëse nuk ka formim të AKS-së, atëherë nuk ka dialog. Atëherë nuk ka asgjë. Atëherë sigurish se do të kthemi katër – pesë hapa prapa. E di, se për sa i përket veprimtarisë sime politike, çfarë do të propozoj lidhur me këtë?

Sigurish se ne nuk do të vepronim më tej në ndonjë bashkëpunim, në zhvillimin e disa marrëdhënieve. Sepse do të dilte se ne të gjithë jemi të mashtruar, se dialogu ka qenë një lojë e madhe për të bërë diçka që ndryshe nuk ishte e mundur”, ka theksuar Stojanoviq.

Ai megjithatë ka tërhequr vërejtjen se marrëveshjet tashmë të arritura duhet të zbatohen.