Lista Serbe këmbëngul: Nuk kthehemi në institucione pa u themeluar ”Zajednica”

listaserbeZëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, tha sot se deri të shihet vullneti i qartë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbë, siç është rënë dakord në Bruksel, do të ishte arsye e ligjshme për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

“Pra, kur ne konkretisht e shohin një vullnet të qartë për të filluar procesin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në mënyrën sikur është rënë dakord, jo improvizim dhe jo trillime të reja, atëherë do të ishte një arsye e ligjshme për t’u kthyer në institucione dhe të punojmë në atë që është më e rëndësishme për ne”, ka thënë Stojanoviq për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, deri atëherë, nuk e shohin rikthimin në punën e organet politike, duke thënë se serbët janë të angazhuar në disa projektet të rëndësishme, por realizimi i tyre nuk do të ndodh deri sa të shihet gatishmëri për AKS-në.

Ndryshe, përfaqësuesit serb në Kuvendin e Kosovës dhe të qeverisë kanë bojkotuar institucionet në tetor të vitit të kaluar për shkak të miratimit të disa ligjeve, duke përfshirë edhe ligjin për Trepçën, ku sipas vlerësimi të tyre, janë në kundërshtim me interesat e komunitetit serb në Kosovë.