Lirimi i Haradinajt mund të kushtëzohet me votimin e Demarkacionit!

ramushiIsh-komandati i UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Colmar të Francës në fillim të këtij viti. Haradinaj në Francë u ndal pas një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia.

Pas kësaj Gjykata e Colmarit në Francë, kishte caktuar 9 shkurtin si datë ku do të duhej të merrej vendimi final, por as atë ditë ajo nuk vendosi, duke e shtyrë seancën për Haradinajn për datën 2 mars, e vonesa  të tilla ndaj liderit të AAK-së, duket se nuk po ndodhin rasisht, por me shumë gjasë kanë një prapavijë dhe një qëllim tjetër.

Është Marrëveshja e Demarkacionit, ajo e cila po mendohet të jetë si ‘kusht’ kryesor për lirimin e tij nga Franca. E kjo gjë ka filluar të flitet shumë në publikun kosovar dhe të hap edhe shqetësim, por jo vetëm kaq, urdhëri i BE-së se pa votim të Demarkacionit nuk do të ketë viza dhe nuk do të ketë ushtri, duket se po del shkaktari kryesor edhe për vonesën e Haradinajt.

Kushtëzimi i lirimit të Haradinajt nga Franca me votimin e Demarkacionit, mund të shihet si kusht për arsye se Haradinaj dhe subjekti i tij politik AAK-ja, kanë qenë ndër më të zëshmit kundër kësaj marrëveshje, dhe nuk kanë pranuar asnjë kompromis rreth kësaj çështje.

E sikundër përgjigjie, kjo gjë po shihet si ‘zgjidhja më e mirë’, ndonse një gjë e tillë mund të ngrisë jo vetëm tensione por edhe pakënqësi në vend.

Rreth kësaj çështje Gazeta NewBorn, ka pyetur Muharrem Nitajn nga AAK-ja, i cili thënë se nëse një gjë e tillë ndodh do të jetë shumë shqetësues.

”Nuk e di çka kanë shkruar mediat, por nëse ndodh një gjë e till është shumë shqetësuese”, u shpreh Nitaj.

I pyetur poashtu se cili do të ishte reagimi i AAK-së në rast se ndodh një moment i till, Nitaj tha se për këtë do të vendosnin forumet dhe kryesia e AAK-së.

”Për këtë do të vendosin forumet dhe kryesia e AAK-së”, tha Nitaj për Gazetën NewBorn.

Rikujtojmë se me  18.09.2015, liderët e “Vetëvendosjes”, AAK-së dhe Nismës nënshkruan  peticionin kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Në të njëjtën ditë, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj , peticionin e konsideroi një kundërshtim të dokumentuar të marrëveshjeve.