Lionel Messi dënohet me ‘21 muaj burgim’ në Spanjë

lionel=mesi

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, është dënuar me 21 muaj burgim për mashtrim me taksa, kanë bërë me dije mediat spanjolle.

Edhe babai i tij, Jorge Messi, ishte dënuar nga viti 2007 deri në vitin 2009 me burgim për shkak të mashtrimit të shtetit spanjoll me një shumë prej 4.1 milionë euro, transmeton Koha.net.

Gjatë gjykimit, prokurorët kanë thënë se vendet ku bëhen më së shumti mashtrime me taksa janë Belize dhe Uruguay.

Por Lionel Messi ka thënë se “nuk ka ditur asgjë” për çështjet e tij financiare.