Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Limaj : SHIK-u me dy francezë më çuan në burg – Malisheva Press

Limaj : SHIK-u me dy francezë më çuan në burg

limaj 2Fatmir Limaj, Kryetari i Nismës për Kosovën ka thënë se SHIK-u në bashkëpunim me dy francezë e kanë dërguar në burg.
Në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ai e ka përmendur edhe ish-kreun e kësaj organizate, kryeparlamentarin Kadri Veselin në këtë mes dhe organizatën që ai ka udhëhequr. Sipas Limajt, Veseli ka shënuar “super-super sukses”, duke u ngjitur në postin e numrit 2 në institucione pa dhënë asnjë kontribut për PDK-në.
Limaj pohon se pasi ka eliminuar një sërë figurash politike në PDK, Veseli tani e ka spostuar Thaçin nga udhëheqja.
Derisa ka pohuar se ish-shefi i tij, Hashim Thaçi po gënjen dy milionë qytetarë, duke thënë se Nisma e luti PDK-në për koalicion, por e kundërta.
Ai thotë se PDK vazhdimisht ka kërkuar nga Nisma që të bëjnë koalicion.Fatmir Limaj thotë se kanë pritur nga Mustafa që t’i mbështesë deri në fund me projektin për ndryshime.Duke folur për krijimin e qeverisë së re, Fatmir Limaj ka pohuar se janë bërë 4 kryeminstra.
Sipas Limajt, nga koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së nuk do të ketë asnjë ndryshim në vend, megjithëse ai ka thënë se mbetet të shihet se çka do të ndodhë më tutje.
Po ashtu Limaj ka thënë se janë bërë bashkë dy partitë më të mëdha në vend, njëra prej të cilave ka qeverisur me vendin 7 vite dhe nuk pritet ndonjë ndryshim në qeverisje./koha.net/