Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Limaj për të tretën herë gjykohet për të njëjtin rast (Video) – Malisheva Press

Limaj për të tretën herë gjykohet për të njëjtin rast (Video)

limajFatmir Limaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tij do të gjykohen për herë të tretë për rastin “Kleçka”.

Gjykata e Apelit tashmë ka caktuar seancën e Kolegjit për rastin “Kleçka”.

Lajmin për Rrokum TV e ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

“Ju njoftoj se seanca në rastin Kleçka është caktuar të mbahet më 18.11.2015. Kolegji do të jetë në përbërje prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një vendorë”, thuhet në njoftimin e Jasharit.

Ankesa e prokurorit Maurizio Salustro kishte dërguar rastin në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit kishte vendosur që rasti të mos kthehet në rigjykim, por të gjykohet nga një kolegj i saj.