Limaj: Kosova është para kolapsit

limaj1Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova është në një gjendje tepër të rëndë, pasi të gjitha institucionet e pavarura janë në kolaps.

Ai tha për ‘Epokën e re’ se kjo situatë tregon për nevojën e domosdoshme që të fuqizohen alternativat e reja politike.

Limaj e ka quajtur dështim për Kosovën krijimin e koalicionit PDK-LDK.

Duke folur për themelimin e Gjykatës Speciale, ai ka thënë se debati për këtë gjykatë është tepër sipërfaqësor dhe joserioz.

Në këtë kontekst, Limaj i ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës të jenë në krye të detyrës dhe mos të votojnë për kufizimin e sovranitetit.