Limaj edhe sot përsëri para gjykatës

Fatmir Limaj sot përsëri do të paraqitet në seancën e radhës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për rastin e MTPT-së.

Gjatë së djeshme në gjykimin e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për krim të organizuar, lidhur me veprën keqpërdorim i detyrës zyrtare, prokurori Charles Hardaway paraqiti fjalën përfundimtare, shkruan Indeksonline.

Seanca do të fillojë në orën 9:00, ndërkaq vendimi pritet të merret në ditën e premte.