Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Limaj: Bisedimet me Serbinë po e rrënojnë shtetin nga brenda – Malisheva Press

Limaj: Bisedimet me Serbinë po e rrënojnë shtetin nga brenda

limaj 2Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reaguar në lidhje me vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve. Ai në një postim përmes rrjetit social, transmeton Koha.net, ka thënë se me këto bisedime Kosova po ndahet përfundimisht.

Limaj, i cili aktualisht është pjesë e opozitës, ka potencuar se qysh në fillim këto bisedime ishin një mashtrim.

“Filluan me mashtrim të madh. Filluan duke i quajtur bisedime teknike, e tashmë po i përfundojnë ato duke rrënuar tërësisht funksionalitetin e shtetit nga brenda, duke e legjitimuar krijimin e një entiteti të pavarur, dhe me këtë përfundimisht duke e ndarë Kosovën edhe në mënyrë faktike dhe këtë me marrëveshje ndërkombëtare” ka përfunduar Limaj në reagimin tij.