“Limaj ia refuzon dekoratën Thaçit, por ia ratifikon Demarkacionin”

Lideri i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, ia ka refuzuar dekoratën presidentit Hashim Thaçi, i cili dikur ishte shef i tij në parti e Qeveri.

Por nuk kanë munguar kritikat ndaj tij, duke thënë se dekoratën ia refuzoi, por do t’ia votojë demarkacionin.

“Limaj ia refuzon dekoratën, ama ia ratifikon demarkacionin. Kjo e dyta e shpëton Thaçin”, ka shkruar anëtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi.

“Këto të dyja janë dy anët e së njëjtës medalje. O refuzohet edhe dekorata edhe demarkacioni, ose pranohet praktikisht edhe dekorata kur pranohet demarkacioni!”, ka shtuar ai./Insajderi.com