Liga e Kombeve, ja kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit, pasi ka njohur kundërshtarët e “Nations League”, Skocinë dhe Izraelin, në shortin e hedhur dje në Lozanë të Zvicrës, ka zbuluar edhe datat e ndeshjeve për grupin e parë, në Ligen C, ku bëjmë pjesë.

Datat e katër ndeshjeve të kuqezinjve janë si më poshtë:
07.09.2018: Shqipëri-Izrael (20:45)
10.09.2018: Skoci-Shqipëri (20:45)
14.10.2018: Izrael-Shqipëri (20:45)
17.11.2018: Shqipëri-Skoci (20:45)

Sa i takon Ligës C, ku bën pjesë Shqipëria, skuadrat ndahen në një grup me tri ekipe dhe tri grupe me nga katër skuadra. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike që krijohen në dimër, një grup mund të kishte jo më shumë se dy nga këto skuadra: Norvegjia, Finlanda, Estonia dhe Lituania. Katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën B, me katër ekipet e vendeve të fundit që do të përfundojnë në Ligën D për edicionin e 2020-ës. Katër ekipet e pakualifikuara në “Euro 2020”, që kanë pozicionet më të mira në grupet respektive, do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në Europian, duke marrë pjesë në fazën “play off”, që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.