Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Lëvizjet e ‘fundit’ të Haradinajt para seancës së 3 gushtit, ja kë takoi (Foto) – Malisheva Press

Lëvizjet e ‘fundit’ të Haradinajt para seancës së 3 gushtit, ja kë takoi (Foto)

Kandidati për kryeministër të Kosovës, nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme është takuar me Milan Radojicic, njërin nga figurat më kryesore të komunitetit serb të Kosovës.

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se gjatë takimit në mes të Haradinajt dhe Radojicic, është diskutuar lidhur me përfshirjen e Listës Serbe në Qeverinë e drejtuar nga Haradinaj.

Palët kanë rënë dakord që serbët e Kosovës të përfshihen në Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Takimi është zhvilluar në njërin nga restorantet në kryeqytet, atë në ‘Tiffany’.

Ndërkohë që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me datë 3 dhe 4 gusht. Më 3 gusht do të zgjidhet i nominuari për kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN, Kadri Veseli, si dhe me katër gusht, saktësisht të premten parashihet të emërohet kryeministri i vendit.