Lëvizja Vetëvendosje për procesin e votimit: Gjithçka në rregull

Komisioni Zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se procesi i votimit në zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes po zhvillohet në mënyrë të rregullt.

Sipas komisionit, të gjitha vendvotimet në Kosovë janë hapur sot në ora 10:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.

“Njëkohësisht votimi po zhvillohet në mënyrë të rregullt edhe jashtë Kosove në Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mërgatë.

Deri tani nuk është paraqitur asnjë ankesë nga vendvotimet dhe anëtarët, dhe procesi po zhvillohet me një interes të veçantë të shprehur nga anëtarësia.

Shfrytëzojmë rastin të ftojmë edhe një herë të gjithë anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të dalin sot në votim për ta ushtruar të drejtën e tyre demokratike për përcaktimin e drejtimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE”, thuhet në një njoftim të VV-së.