Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Lekaj paralajmëron veprime të njëjta në seancën e ardhshme (Video) – Malisheva Press

Lekaj paralajmëron veprime të njëjta në seancën e ardhshme (Video)

Pal lekajDeputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se gazi mund të tërhiqet brenda orës nga salla e Kuvendit, mirëpo Zajednica do të mbetet në Kosovë ku do të pësojnë gjithë gjeneratat e ardhshme dhe do të jetë një ndarje e Kosovës, prandaj sipas Lekaj, më mirë të mbushemi me gaz një orë apo dy orë sesa Kosova të copëtohet apo ti falet tokë Malit të Zi

Lekaj këto komente i ka bërë në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin ku ka shtuar se opozita do të veprojë njëjtë sikur kanë vepruar në seancat tjera për të ndalur seancën, për të tërhequr vëmendjen e gjithë qytetarëve dhe faktorit tjetër relevant që mendojnë se opozita ka të drejtë në kërkesat e tyre për tërheqjen e dy marrëveshjeve.

Deputeti i AAK-së, ka duke folur për arrestimin e djalit të tij, ka thënë se djali i tij është i vetëdijshëm për veprimet e veta, mirëpo sipas Lekaj këtu ka të bëjë me vendime politike sikur për Donikën ashtu edhe për shtatëmbëdhjetë të tjerë.

Lekaj tha se manifestimi i 28 nëntorit është një gatishmëri më e madhe e qytetarëve për të protestuar, njëherit Lekaj përgënjeshtroi të gjithë zërat që thonë se AAK-ja ka marrë ofertë për koalicion qeverisës, duke thënë se është e pavërtetë po duan të ndajnë opozitën.

Për më shumë shikoni intervistën e plotë të deputetit Pal Lekaj në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.