Lek Mazreku zë vendin e dytë në mitingun ndërkombëtarë të atletikës që u mbajt në Malin e Zi (Foto)

Në Tivar të Malit të Zi, dje është zhvilluar mitingu ndërkombëtarë i atletikës ku morën pjesë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Kroacia, Hungaria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tunisia, Serbia. Atleti nga klubi i Atletikës “Malisheva”, Lek Mazreku ka arritur sukses të jashtëzakonshëm duke u rënditur në vendin e dytë në vrapimin 3000m në kategorinë e grupmoshave U 16 me rekord të ri të Kosovës 38.52. Trajneri i klubit, Adrian Mazreku pret rekorde tjera nga atleti i tij Lek Mazreku.