Lek Mazreku fitues i vrapimit rrugor në Gjilan për grupmoshën U 16 (Foto)

Klubi i Atletikës “Malisheva” ka arritur edhe një sukses në garat e zhvilluara të dielën me 11 mars në qytetin e Gjilanit. Komuna e Gjilanit së bashku me Federatën Atletikës së Kosovës kanë organizuar vrapimin rrugor kushtuar demonstratave të vitit 1981. Në këtë garë atleti Lek Mazreku fitoi vendin e parë në grupmoshën U 16, distanca 2000 m, ndërsa atletja Arbnore Berisha në kategorinë e sendoreve zuri vendin e tretë në distancën 11,300 m. Është ky edhe një sukses i jashtëzakonshëm i atletëve nga klubi i Atletikës “Malisheva”.