LDK në Prizren e braktisë edhe një figurë e rëndësishme e saj (Foto)

Ish- nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu ka befasuar me veprimin e tij të fundit. Ai po e mbështet kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulzim Kabashi për kryetar të Prizrenit.

Ai gjatë ditës së sotme është parë në qytetin e Prizrenit i shoqëruar nga Lulzim Kabashi, kryeministri i vendit, njëherit lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe deputetin Blerim Kuçi.

Kryeziu i cili ishte edhe kryetar i Prizrenit, në vazhdimësi ka shprehur pakënaqësi me udhëheqjen e LDK-së, në krye me Isa Mustafën. Në zgjedhjet e fundit lokale, më 2013, Kryeziu kishte hyrë balotazh, por që u mposhtë nga Ramadan Muja i PDK-së.