LDK e Malishevës rehaton militantët pa konkurs në Trainkos

tranikos-ldkPunësimet në baza partiake dhe pa kritere tashmë janë bërë të zakonshme në institucionet publike.

Koalicioni aktual qeverisës PDK-LDK është duke vazhduar me punësime pa kritere në ndërmarrjet publike. Raste të tilla ka edhe në Ndërmarrjen Trainkos ku vetëm LDK-ja e Malishevës ka arritur të rehatojë së paku katër militantë dhe familjarë zyrtarësh të saj, shumicën pa kurrfarë konkursi.

Në bazë të disa hulumtimeve dhe burimeve Malishevapress ka arritur të sigurojë rrjedhën e punësimeve të këtyre zyrtarëve dhe familjarëve të LDK-së së Malishevës në Trainkos.

kryesuesi-bordit

Fillimisht aty është sistemuar Sadik Kryeziu si Kryesues i Bordit i cili edhe më parë ishte sistemuar në Ministrinë e Kulturës nga ana e Salih Morinës si Drejtor i Zyrës Ligjore në kohën kur Morina ishte Sekretar permanent i kësaj Ministrie.

Pasi që kryeziu është caktuar si anëtar i Bordit ai mëpastaj ka vazhduar me mbushjen e kësaj ndërmarrje me militantë dhe familjarë zyrtarësh të LDK-së nga Malisheva.

Malishevapress ka arritur të siguroj edhe dy emra të shumë personave të tjerë të kontrabanduar nga anëtari i bordit në këtë ndërmarrje.

Adil Ali Hoti nga Carralluka është njëri nga ata që ka përfituar pa konkurs të punësohet në Trainkos. Hoti ka qenë si përfaqësues i LDK-së në Komisionin Komunal Zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2013 dhe njëherit ish anëtar i Kryesisë së degës së LDK-së në Malishevë.

Personi tjetër i punësuar pa konkurs në Trainkos është Lumni Mazreku nga Malisheva i cili në zgjedhjet e brendshme të këtij subjekti  kandidat për kryetar të degës së LDK-së në Malishevë.

Derisa personi tjetër thuhet se është nga fshati  Lubizhdë prej nga vjen edhe Deputeti Salih Morina i cili thueht se është i përfshirë në procesin e sistemimit të këtyre zyrtarëve të LDK-së.