Largohet nga PDK njëra nga figurat kryesore të saj nga Malisheva -ja kush është

Koalicioni i pazakontë në mes PDK-së dhe AAK-Nismës ka bërë që të shfaqen pakënaqësi të mëdha tek antarësitë e këtyre partive

Ahmet Rrahmani, asamblist i PDK-së në Malishevë, publikisht është larguar nga kjo parti pas koalicionit të arritur parazgjedhor me AAK-në e Nismën.

Ai e ka quajtur këtë koalicion të papranueshëm. Ka dhënë dorëheqje nga partia e tij në lidhjen e drejtpërdrejtë në Interaktiv.

“Për mua ky koalicion është i papranueshëm. Me ardhjen e Nismës në Malishevë 140 arsimtarë janë larguar menjëherë nga puna”, ka thënë ai në një lidhje direkte në Interaktiv të KTV-së.

Me këtë rast, ai ka thënë se do të japë dorëheqje menjëherë nga PDK.

“Më nuk do të jem pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Rrahmani.

Rrahmani ka kritikuar liderin e PDK-së Kadri Veseli se nuk ka pyetur askënd nga strukturat e partisë për një koalicion me partitë tjera dhe se ka vepruar krye në vete.