LAA thërret në tryezë ‘Vetëvendosjen’ për thyerje të bllokadës, anashkalon PAN-in!

Koalicioni LAA ka thirrur për nesër një tryezë, përmes të cilës pretendon që të gjinden alternativa, sipas tyre për ta nxjerrur vendin nga kriza politike, pas zgjedhjeve të 11 qeroshorit.

Për këtë tryezë, LAA në ftesën e saj të nënshkruar nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, bëhet e ditur se pjesëmarrës do të jenë edhe deputetët e Vetëvendosjes, dhe të minoriteteve, por duket se kanë përjashtuar ata të PAN-it.

Në ftesën që u është dërguar mediave për ta përcjellur tryezën, thuhet se të pranishëm do të ketë edhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspert të fushave të ndryshme, të cilët mund të japin kontributin e tyre për të gjetur modalitete për ta zhbllokuar situatën.

“Në tryezë janë të ftuar deputetët e koalicionit LAA, të Vetëvendosjes, minoriteteve, si dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese nga shoqëria civile dhe nga fusha akademike”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Avdullah Hoti.