Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ky është qëndrimi i LAA për seancën e së enjtës – Malisheva Press

Ky është qëndrimi i LAA për seancën e së enjtës

Kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci, ka caktuar vazhdimin e seancës për datën 10 gusht në orën 10:00.

Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu tha për “Gazeta Blic”, se fillimisht do të flasin me partnerët e koalicionit dhe pastaj do të vendosin nëse do të jenë ose jo të pranishëm në sallën e Kuvendit me 10 gusht.

“Do të koordinohemi me partnerët tanë, dhe do të vendosim së bashku nëse përfaqësuesit e subjekteve që përbëjnë koalicionin tonë do të jenë të pranishme” ka thënë ai.

Në anën tjetër, kryesuesi i Seancës, javën e kaluar ka thirrur takim konsultativ me të gjitha partitë për të mërkurën e datës 9 gusht.

Ndërkohë, analistët politik dhe përfaqësues ndërkombëtar po kërkojnë që sa më parë të konstituohen institucionet. /GazetaBlic.com/