Ky është parashikimi i motit për tri ditët e ardhshme

moti...Masat e ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë shtresës së ulët të troposferës.

“Këto vranësira do të shoqërohen me reshje bore në vise malore dhe në viset e ulëta. Reshjet do të vazhdojnë edhe pjesën e parë të ditës së shtunë”, bëhet e ditur në parashikimin e IHMK-së.

Po sipas këtij parashikimi, temperaturat minimale nesër do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

“Gjatë vikendit pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, të dielën ka mundësi të ketë intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. Nga dita e hënë pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale, derisa minimalet do të jenë më të ulëta se kjo javë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së