Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Edhe ditëve në vijim temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 10 deri në 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 25 gradë celsius.

Fushat e presionit të ulët që sollën motin jo stabil gjatë ditëve të fundit, gradualisht po zhvendosen nga rajoni ynë në lindje, duke i hapur rrugë fushave anticiklonike nga Afrika veriore që të depërtojnë mbi Mesdhe, që pritet të kushtëzojnë mot më stabil gjatë fundjavës dhe intervale më të gjata me diell.

24.05 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

25.05 – Mot kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

26.05-27.05 – Në fundjavë pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

28.05 – Mot kryesisht me diell.