Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ky është numri i pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rahoveci kishte më së shumti ushtarë  (Dokument) – Malisheva Press

Ky është numri i pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rahoveci kishte më së shumti ushtarë  (Dokument)

Sipas një dokumenti që e ka siguruar Gazeta Blic, sipas IOM-it dhe OSBE-së, numri i pjesëtarëve që kanë qenë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, është dukshëm më i vogël se sa numri që sot kanë marrë statusin e veteranit.

Sipas këtij dokumenti që e posdeon Gazeta Blic, ku klasifikimi i ushtarëve të UÇK-së është bërë bazuar nga komuna prej nga vijnë, numri total i ushtarëve të Ushtrusë Çlirimtare të Kosovës ishte 25 mijë e 774.

Qyteti i Rahovecit kishte numrin më të madh të ushtarëve me 2286, e pasuar nga Gjakova me 2081.

Suhareka është në vendin e tretë, me 1876 ushtarë, e pasuar nga Skenderaji me 1750 ushtarë, raporton Gazeta Blic.

Gjithnjë sipas këtij dokumenti të IOM-it dhe të OSBE-së, Prizreni ishte qyteti i pestë me numrin më të madh të ushtarëve, e pasuar nga Gllogovci, Ferizaj, Podujeva e kështu me radhë.

Në vazhdim e gjeni dokumentin:

Ndërkaq, gjatë procesit të verifikimit të ish- ushtarëve të UCK-së nga ana e Komisionit Qeveritar, ky numër ka shkuar në 60 mijë.

Prokuroria e shtetit kishte nisur hetimet për këtë rast. Madje, prokurori special, Elez Blakaj kishte bërë të gatshme aktakuzën ndaj udhëheqësve të këtij procesi, mirëpo ai u largua nga Kosova me arsyetimin se po kërcënohej.

Shumica e ish- komandantëve kanë dalë kundër deklaratave të Blakajt. Ish- komandanti i Zonës së Dukagjinit, dhe tani kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka quajtur hajn të plulave dhe mashtrues, ish- prourorin Blakaj.