Ky është ligji që do ta shfuqizojë Gjykatën Speciale, ja çfarë pritet të ndodhë sot (Dokument)

Drama e një nate më parë, në Kuvendin e Kosovës, për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale duket se nuk ka përfunduar. Qeveria e Kosovës do të mblidhet të shtunën në ora 14:00 për të diskutuar me urgjencë mundësitë për të bllokuar funksionimin e kësaj gjykate.

Gazeta Fjala ka siguruar projektligjin me të cilin po tentohet të shfuqizuar ligjin që i hapi rrugë gjykatës në vitin 2015. I njëjti pritet të votohet ne mbledhjen e Qeverisë.

Aty janë vetëm 2 nene, njëri që tregon qëllimin e ligjit dhe tjetri kohën kur hynë në fuqi, pasi të ketë marrë miratimin e deputetëve dhe të jetë publikuar në Gazetën Zyrtare./Fjala