Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ky është grupi i Shqipërisë për Europianin – Malisheva Press

Ky është grupi i Shqipërisë për Europianin

foto 2Spanja, Sllovakia, Islanda, Estonia dhe Irlanda e Veriut do të jenë kundërshtarët e Shqipërisë në eleminatoret e ardhshme të Europianit.

Shorti i hedhur sot ka vënë përpara skuadrën e Bushit me Spanjën e fortë, por edhe me një sër skuadrash të tjera të cilat kërkojnë një njohje më të madhe në grupin dhe forcën që kanë. Këtë e citon edhe vetë trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi për faqen zyrtare të FSHF-së, pak pas hedhjes së shortit:

“Eshtë një grup relativisht i vështirë, sepse janë skuadra të një niveli të lartë dhe sigurisht këtu është edhe vështirësia e mosnjohjes reale të nivelit të çdo kundërshtari, të paktën për momentin. Quhet grup i vështirë, por do të thoja, mbase i lehtë pas përfundimit. Shpresoj shumë të na qëllojë si me Serbinë e Portugalinë kur kishim Eleminatoret e Europianit të Francës.

Të mërzitur në short, por të kënaqur në fund, dhe kështu mendoj dhe besoj edhe unë. Do përgatitemi për shumë beteja, dhe kam bindjen që do të bëjmë një grup ndeshjesh realisht shumë dinjiotoze. Pse jo, do guxojmë të kërkojmë maksimalen, edhe në këtë grup të vështirë”,- deklaroi nga Zvicra trajneri Alban Bushi, i cili së bashku me Drejtorin Denis Bastari ishin prezent në shortin e Eleminatoreve të Europianit.