Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ky është 17-vjeçari, që u ther me thikë në Suharekë (Foto) – Malisheva Press

Ky është 17-vjeçari, që u ther me thikë në Suharekë (Foto)

17-vjeçari që vdiq si pasojë e një therjeje, dje në Suharekë, është varrosur në vendlindjen e tij.

B. Muharremaj nga fshati Gjinovc i Suharekës, ka vdekur nga therja me thikë që ka ndodhur të martën pasdite në stacionin e autobusëve në Suharekë.

Tre persona të dyshuar, të mitur, kanë sulmuar me thikë viktimën 17 vjeç dhe familjarin e tij një vit më të rritur. Ky i fundit, 18-vjeçar, është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku është futur menjëherë në sallën e operacionit.

 

“Familja Muharremaj po përjeton dhimbje të madhe. Forca dhe ngushllimi po prehen tek mbështetja e dashamirëve dhe miqve, të cilët janë afër në këtë kohë të vështirë për ne”, thuhet në mesazhin e tij e kryetarit të komunës së Therandës.

Viktima 17 vjeç, që ka ndërruar jetë pa mbërritur në spitalin e Prizrenit, kishte qenë djali i vetëm i familjes.

Nga ana tjetër, të martën, pas përleshjes, ndihmë në Spitalin e Prizrenit kanë kërkuar edhe dy prej tre sulmuesve të dyshuar, pasi gjatë përleshjes kanë marrë lëndime të lehta.

Viktimat dhe sulmuesit kishin pasur mosmarrëveshje edhe më parë.

Policia ka arrestuar tre të dyshuarit dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Tre sulmuesit, njihen si persona problematikë dhe të padisiplinuar në Suharekë.