Ky diamant pritet të thyejë çdo rekord (Foto)

diamantiDiamantet që pritet të nxirren në ankand në Gjenevë ditët e ardhshme mund të vendosin rekorde botërore.

Çmimet e gurëve të çmuar pothuajse janë dyfishuar në dy dekadat e fundit, kjo sidomos nëse flitet për diamante me ngjyrë.

Një diamant blu, i cili pritet të dalë në ankand të mërkurën, mendohet se do të thyejë çdo rekord. Çmimi i tij pritet të jetë 35-55 milionë dollarë (32-51 milionë euro).

Guri i çmuar i pagëzuar me emrin “Hëna blu” është zbuluar në Afrikën e Jugut në janar të vitit të kaluar. Forma e tij përbën një kategori të re që shfaqet për herë të parë në ankand.

Drejtuesit e gjigantit të bizhuterive të çmuara, “Sotheby’s”, thonë se diamanti është një ndërthurje e përkryer e ngjyrës dhe pastërtisë.

Ata parashikojnë që “Hëna blu” do të thyejë rekordin e vendosur në vitin 2010 në Gjenevë, ku një diamant rozë 24.78 karat u shit për 46 milionë dollarë.