Kuvendi njofoton se nesër në ora 10:00 mbahet seanca për mocionin e opozitës!

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi dërguar mediave ka bërë të ditur se nesër në ora 10:00 do të ketë seancë të Kuvendit.

Në këtë seancë do të diskutohet mocioni i opozitës.

“Shqyrtimi i Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, të propozuar nga grupet parlamentare: Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja “Vetëvendosje”, mbështetur nga 42 deputetë”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, raporton Gazeta Blic.