Kuvendi nesër seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

kuvendi-ikosovesKuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Haradinaj ditë më parë ishte arrestuar në Francë dhe ende është duke u mbajtur. Ai ishte arrestuar në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, transmeton Koha.net.

“Debat parlamentar në lidhje me mbajtjen në arrest të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë”, thuhet në komunikatë.

Seanca e jashtëzakonshme nesër fillon nga ora 11:00.