Kuvendi miraton rezolutën për UÇK-në

kuvendiDraft rezoluta e cila është përgatitur nga shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, lidhur me vlerat e luftës së UÇK-së, ka kaluar me 61 për, asnjë kundër dhe 11 abstenime.

Kuvendi ka vazhduar punimet e aty e ka lënë dje – harmonizimin e rezolutës së grupeve parlamentare për UÇK-në.

Në këtë rezolutë thuhet ndër të tjera thuhet se Kuvendi i Kosovës zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim, rfaporotn KTV .

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar një rezolutë tjetër, e cila nuk është hedhur në votim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me arsyetimin se me këtë rezolutë duhet të ndërrohet Kushtetuta.