Kuvendi miraton buxheti në kushte të jashtëzakonshme dhe masa të rrepta sigurie

gazilotesjelles

Ende pa filluar mirë seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi që deputetet e subjekteve opozitare sërish kanë hedhur gaz lotsjellës dhe sprej kundër qeverisë.

Pas kësaj, deputetet e pozitës kanë vazhduar mbledhjen në sallën e improvizuar apo bufenë e kuvendit siq po e quan opozita, nën kushte të rrepta sigurie, ku deputetet e opozitës nuk u lejuan të hyjnë në sigurimi dhe policia.

Pikë e rendit të ditës ishte miratimi i buxhetit në lexim të parë, i cili edhe u miratuar, në ndërkohë edhe jashtë Kuvendit kishte përleshje mes policisë dhe protestuesëve.

Policia në masë të madhe kishte hedhur gaz lotësjellës, duke shpërndarë turmat e protestuesëve, ndërsa protestuesit thyen disa gjama të Kuvendit dhe veturave zyrtare.

Policia kishte ndjekur aktivistët në të gjithë qytetin, me autoblinda dhe gaz lotësjellës.

Policia ka raportuar se janë lënduar 6 zyrtarë të saj, derisa ka njoftuar për arrestimin e 2 protestuesëve.

Në ndërkohë gjatë zhvillimeve në Kuvend, dhe pas hedhjes së sprejit brenda korridoreve dhe dhunës së ushtruar nga policia kundër deputetëve opozitarë, është alivanosur deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, e cila gjendet brenda hapësirave të QKUK-së.

Me të përfunduar seanca, është ndërprerë edhe protesta e opozitës jashtë Kuvendit, ndërkohë që gjatë daljes së deputetëve është tentuar që të arrestohet deputeti Albin Kurti, ku ka pasur edhe një përleshje.

Opozita ka paralajmëruar se do të mbaj një konferencë në ora 15:00 ku do të tregoj për hapat e mëtutjeshëm. /MalishevaPress

protesta protesta2 protesta3 protesta4