Kuvendi Komunal në Malishevë vendos taksë prej 1,000 eurove për bastorët dhe kazinot

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal e cila u mbajt sot, në mesin e shumë pikave të rendit të ditës ishte edhe diskutimi dhe miratimi i rregullores komunale për taksa, ngarkesa dhe gjoba. Pas një debati të gjerë nga të gjithë asamblistët, Kuvendi mori vendim që në këtë rregullore të vendosen taksat për disa nga bizneset që kanë përfitime më të mëdha.

Vlen të theksohet se bizneset të cilat do të taksohen me shuma me të mëdha pra që përfshijnë vlerën 1,000 euro, janë taksuar bastoret dhe lojërat e fatit kazinot. Pra nga tash e tutje me vendimin e Kuvendit Komunal të gjitha bastoret dhe kazinot të cilat zhvillojnë veprimtarin e tyre në komunën e Malishevës do të jenë të ngarkuar me një taks komunal që kap shifrën prej 1,000 eurove.