Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kuvendi Komunal në Malishevë nuk respekton fare figurën e Adem Demaçit, mbanë seancë në ditën e homazheve – Malisheva Press

Kuvendi Komunal në Malishevë nuk respekton fare figurën e Adem Demaçit, mbanë seancë në ditën e homazheve

Edhe pse nga institucionet me të larta të vendit sot dhe në dy ditët në vijim është shpallë ditë zie në Kosovë, në nderim të veprës dhe sakrificës së Adem Demaçit, simbolit të sakrificës për lirinë e popullit shqiptar, por si duket kjo nuk i ka bërë fare përshtypje qeverisjes komunale në Malishevë dhe as  asamblistëve të Nismës, PDK-së dhe LDK-së të cilët në normalitet të plotë kanë vazhduar punën e tyre në seancën e Kuvendit Komunal.

Vlen të theksohet se kjo seancë ishte e jashtëzakonshme dhe bazuar në ftesën zyrtare të Kuvendit Komunal, që pikë diskutimi ishte një çèshtje e cila nuk kishte të bënte fare me urgjencë dhe e cila nuk do të paraqiste fare problem nëse do të ishte shtyrë për një ditë tjetër.

Praktika e tillë e mos përfilljes së një agjende shtetërore, sidomos kur bëhet fjalë për nderimin dhe respektimin e një figure kaq madhështore të kombit shqiptar, përveçse përbën shkelje të rëndë të agjendës shtetërore, njëkohësisht përbën injorim dhe mosrespektim ndaj heronjve dhe figurave më të ndritura të kombit siç ishte rasti i sot për Adem Demaçin. Kjo që ka bërë sot Kuvendit Komunal përveçse është mos respekt ndaj figurës së bacës Adem është mosrespekt edhe ndaj qytetarëve të Malishevës dhe shqiptarëve në përgjithësi.