Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kuvendi Komunal i Malishevës merr dy vendime – Malisheva Press

Kuvendi Komunal i Malishevës merr dy vendime

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi Aziz Thaçi, ka mbajtur sot mbledhjen e pestë të radhës për këtë vit dhe ka marrë dy vendime me rëndësi. Vendimi i parë ka të bëjë me çmimet tradicionale që ndahen me rastin e shënimit të 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës dhe vendimi i dytë ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim të pishinave në Banjë.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, me shumicë të votave, ka miratuar propozimet e Këshillit Organizativ për shënimin e 16 Qershorit, për ndarjen e çmimeve, si vijon: çmimi “Imer Krasniqi” për trimëri dhe heroizëm, ju ndahet veteranes së luftës së UÇK-së Bukurie Zogajt dhe veteranit tjetër të UÇK-së, Nuhi Krasniqit, çmimi “Hamdi Berisha” për kontribut në shkollën shqipe, ju nda veteranëve të arsimit Ahmet Hoxha dhe Ahmet Krasniqi, ndërsa çmimi “Shpëtim Robaj” për kontribut në fushën e mjekësisë, ju nda mjekëve Ali Krasniqi dhe Besim Zogaj.

Vendimi i dytë me rëndësi, ishte edhe miratimi i raportit përfundimtar të Komisionit për Dhënien në Shfrytëzim të Pronës së Paluajtshme Komunale, përkatësisht pishinave në Banjë, sipas konkursit, përkatësisht ankandit publik të shpallur më datë 5 maj 2017.

Bazuar në raport, pishinat i ka marrë në shfrytëzim operatori ekonomik, me çmimin më të lartë, prej 22 117 euro.