Kuvendi i Kosovës është pasivizuar, shkak fushata zgjedhore

Kuvendi i Kosovës është pasivizuar kohët e fundit. Që kur është mbajtur seanca plenare me 3 tetor, Kryesia e Kuvendit nuk ka caktuar më ndonjë seancë tjetër.

E faji për këtë po i adresohet fushatës zgjedhore. Albert Krasniqi, monitorues i Kuvendit, ka thënë për Indeksonline se faktori që po ndikon në pasivitetin e punës së Kuvendit është fushata ku shumica e deputetëve janë të angazhuar në të.

“Kuvendi i Kosovës është pasivizuar në kohën e fundi në aspektin e mbajtjes së seancave plenare. Faktori që po ndikon në këtë pasivitet të punës së Kuvendit është fushata zgjedhore, pasi shumica e deputetëve janë të angazhuar për kandidatët e tyre të cilët garojnë për kryetar të komunave, madje disa deputetë janë drejtpërdrejt në garë. Dhe mendoj se kjo ka bërë që Kuvendi të këtë interesimin dhe fokusin ne zgjedhjet lokale” ka deklaruar Krasniqi për Indeksonline.

Krasniqi me tutje ka treguar se nuk është paraparë ndonjë seancë përkundër që ka shumë tema urgjente që do duhej shqyrtim nga ana e Kuvendit.

“Nuk është paraparë ndonjë seancë plenare nga ana e Kuvendit përkundër që ka shumë çështje që janë urgjente dhe kërkojnë interpretim dhe një shqyrtim nga ana e Kuvendit siç është për shembull ligji për buxhetin ku do duhej t’i nënshtrohej shqyrtimeve parlamentare dhe konsultimeve me publikun dhe tani tek ka kaluar në rishqyrtim në komisione”, ka thënë me tutje Krasniqi për Indeksonline.

Foto: Albert Krasniqi

Sa i përket komisioneve, Krasniqi thotë se kanë qenë më aktive.

“Komisionet parlamentare kanë qenë ma aktive dhe gjatë kësaj jave dhe sidomos kanë caktuar një numër të konsiderueshëm të mbledhjeve. Kryesisht mbledhje ku po përgatitën për pjesën e mbetur të vitit”, ka shtuar monitoruesi i Kuvendit.

Që nga seanca e fundit kur është shqyrtuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, nuk ka patur seancë tjetër e as nuk është paralajmëruar për ndonjë gjatë kësaj jave.

Kujtojmë që zgjedhjet lokale do të mbahet me 22 tetor ditën e diele, ku edhe pas tyre, nuk pritët të këtë aktivizim të punës së Kuvendit pas disa ditë më vonë në shumicën e komunave pritet të këtë balotazh.