Kuvendi i Kosovës debaton sot për buxhetin

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, ku do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2018.

Në këtë seancë  do të shqyrtohen edhe dy projektligje të tjera:

Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.