Komuna e Malishevës ndalon eksursionet për në Shqipëri

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Malishevës është marrë një vendim i pazakontë.

Ky organ me shumicë votash ka vendosur të ndaloj vizitat e nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri.

Ndonëse në njoftimin e komunës shkruan se ndalohen vetëm ekskursionet në bregdetin shqiptar që sipas komunës ato organizohen në çdo shtator.

Deri më tani të gjitha vizitat në formë ekskursionesh në Shqipëri janë organizuar me karakter studimor dhe edukativo-arsimor dhe disa kanë përfunduar me vizita edhe në bregdetin shqiptar.

Malishevapress merr vesh se arsyeja e këtij vendimi ndërlidhet me nivelin e dobët të organizimit të këtyre vizitave si nga komuna ashtu edhe nga shkollat derisa nga ky vendim më të goditurit dalin të jenë pa fajin e tyre nxënësit.

Më parë janë dëgjuar edhe akuza në adresë të organizatorëve kryesisht ndaj drejtorëve të shkollave dhe arsimtarë kujdestarë të cilët kanë përfituar përqqindje të hollash nga këto vizita nga kompanitë e autobusëve dhe nga hotelet ku vendosen nxënësit por si duket ky nuk ka qenë shqetësimi i vendimarrësve.

Ndonëse në njoftimin e saj komuna ka shkruar se ndalohen ekskursionet jashtë vendit malishevapress merr vesh se vendimi ka qenë ekskluziv vetëm për vizitat në Shqipëri.

Sipas burimeve brenda komunës pro këtij vendimi kanë votuar asamblistë nga Nisma, LDK dhe PDK derisa kundër këtij vendimi gjithashtu kanë votuar njëzëri asamblistët e Vetëvendosjes dhe asamblistë nga Nisma, LDK dhe PDK.

Ky vendim i cili kaloj me votim të ngushtë 11 pro dhe 11 kundër ka kaluar me votën e dyfishtë të kryesuesit të KK-së Aziz Thaçi.

Ja njoftimi i komunës:

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e rregullt, e cila nuk ka përfunduar dhe do të vazhdoj të premten e ardhshme, në mesin e shumë çështjeve që i ka trajtuar sot, ka marr edhe një vendim, përmes së cilit ju ndalohen ekskursionet e shkollave të mesme jashtë vendit, përjashtuar vizitat studimore apo ato me karakter edukativo-arsimor.

Zakonisht, maturantët në shkollat e mesme, kryesisht gjatë muajit shtator, organizojnë ekskursione në bregdetin shqiptar, mirëpo, me propozimin e anëtarit të KK të Malishevës, Januz Kastrati dhe Ahmet Rrahmanaj, ky lloj i ekskursionit është marrë vendim që të mos organizohet, përjashtuar vizitat me karakter studimor, arsimor dhe edukativ. Arsyetimi i atyre që kanë propozuar ishte se, po krijohen shpenzime të mëdha, pastaj ky lloj i vizitës është qëndrim në bregdet dhe jo ekskursion edukativ dhe arsimor. Anëtarët e KK, me shumicë të votave, praktikisht me përdorimin e votës së dyfishtë të kryesuesit, morën vendim që këto lloj të “ekskursioneve” të mos organizohen jashtë vendit, por ekskursionet të bëhen vetëm brenda vendit.

Linku:https://kk.rks-gov.net/malisheve/Lajmet/KK-i-Malisheves,-ndalon–ekskursionet%E2%80%9D-e-nxenesve-.aspx