Kuvendi diskuton për arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes

Kuvendi i Kosoves-3Kuvendi i Kosovës, sot pritet të mbajë debat parlamentar lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në seancën e sotme plenare përveç buxhetit, pikë e rendit të ditës figuron edhe kërkesa e deputetit Glauk Konjufca e mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të VV-së.

Ky është rendi i ditës për seancën e sotme plenare:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-130 për Shërbime,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-100 për ndihmën shtetërore,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-116 për ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin nr. 04/L-168,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-090 për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,

Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.