Kush mund të jetë prapa aktit që mbrëm tmerroi Prishtinën?

foto 5Mjaftoi që dikush ta përmend fjalën “ISIS”, dhe qytetarët e mbledhur në sheshin kryesor të Kryeqytetit në festivelin e ” Beer Fest” t’i kap panika, sa të mos mund të gjejnë edhe rrugën se nga të ikin.

Ishte fillimisht krisma e armëve në sheshin e Kryeqytetit, në afërsi të festivalit ” Beer Fest”, për disa minuta ka shtangur qytetarët e shumtë që ishin mbledhur për këtë festival.

“ISIS mund të jetë”, ishte kjo thirrja që shkaktoi panik, nga e cila u lënduan shumë qytetarë, e shumë fëmijë bën që të ndahen për disa çaste nga prindërit, që kishin dalë së bashku në këtë ngjarje të përvjetshme, raporton Gazeta Blic.

Pas disa minutave paniku e kaosi, derisa vijne edhe informatat zyrtare nga ana e Policisë së Kosovës se ishte një inicident ndërmjet dy grupeve të armatosura, rrugët në qendër të Prishtinës u shndërruan në katrahurë.

Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, thuhet se qytetarët që ishin të pranishëm në momentin e incidentit kanë ikur duke kapërcyer mbi karrige e tavolina, kështu duke u lënduar nga xhamat e thyer dhe gjësende tjera.

Gazetarët nga terreni të Gazetës Blic kanë rastisur me dy grupe të personave, derisa po largoheshin nga sheshi i kryeqytetit me fyrje ndërmjet vete.

Vetëm pak minuta pasi që ata janë larguar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, është parë edhe njësia speciale duke shkuar në djrejtim të tyre, raporton gazetablic.com

Policia ka rrethuar vendin dhe tanimë sheshi është në situatë të qetë. Kurse organizatorët e festës së birrës kanë thënë se ky ka qenë incident i vogël, që ka shkaktuar panik të madhe.