Kush ishte Qazim Tropoja që humbi jetën mbrëmë në aksidentin e ndodhur në fshatin Arllat?

I aksidentuari që fatkeqësisht nuk arriti ti mbijetoj edhe plagëve të aksidentit fatkeq që ndodhi mbrëmë në fshatin Arllat, është Qazim Uka nga Tropoja.

Por, në të vërtetë kush ishte Qazim Uka, i njohur në vendin tonë si Baci nga Tropoja, apo Qazim Tropoja?

Qazim Tropoja ishte një atdhetar dhe patriot i shquar, i cili përgjatë tërë veprimtarisë së tij patriotike ishte në shërbim të idealit kombëtar. Në të vërtetë të flasësh sot për Qazim Tropojën është e pamundur ta përkufizosh në këto vargje të shkurtra, sepse jeta dhe vepra e tij nuk mund të përkufizohet në të tilla vargje, aq më tepër në një ditë si kjo kur aksidenti fatkeq e ndau atë nga jeta dhe veprimtaria e tij e palodhur.

Qazim Tropoja  që nga vitet 50-ta e deri në ditën e vdekjes së tij ishte në shërbim të Atdheut tonë, ishte një burrë i vërtetë, i vendosur, me shpirt revolucionar, një humanist dhe bujar i vërtetë.  I lindur dhe i rritur në Tropojë, pothuajse tërë jetën e tij e ka kaluar në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë.

Në shtëpinë e tij në Tropojë gjetën strehë shumë veprimtarë të çështjes kombëtare dhe më vonë edhe shumë luftëtarët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së mobilizimit dhe luftës së UÇK-së në vitet 1998-99, ku edhe vet Qazim Tropoja edhe pse në moshë të shtyrë ai u rreshtua përkrah UÇK-së, duke u bërë pjesë e saj në shumë beteja gjatë asaj periudhe.

Edhe familja e tij bujare dhe atdhetare gjatë asaj kohe ishte shndërruar në strehë të sigurt për ushtarët e UÇK-së. Në Kosovë dhe Shqipëri, Qazim Tropoja gëzon një nderë dhe respekt të lartë për kontributin e tij në dobi të vendit. Ai nuk e ndaloi kurrë aktivitetin e tij patriotik për të mirën e vendit, duke vazhduar kështu edhe paslufte pjesëmarrjen e tij aktive në të gjitha protestat dhe demonstratat e organizuara në mbrojtje të kauzave kombëtare. Vullneti i tij për ta quar përpara amanetin e dëshmorëve dhe sakrificën e madhe të brezave të tërë të popullit shqiptar në rrugën për liri e bënin Qazim Tropojën ta harronte edhe pleqërinë e tij, e që në moshë të shtyrë të mos mungonte kurrë pothuajse në secilin organizim në Kosovë në mbrojtje të republikës dhe të idealeve kombëtare.

Vlen të theksohet këtu pjesëmarrja aktive e Qazim Tropojës, në demonstrata e organizuara në mbrojtje të republikës dhe në secilin organizim tjetër në interes të popullit shqiptarë.

Se sa shumë e donte kombin shqiptarë të bashkuar e dëshmon fakti se edhe përkundër moshës së tij ai pothuajse çdo ditë vizitonte Kosovën.

Qazim Tropoja, humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së mërkurës me 11 prill 2018, në fshatin Arllat të komunës së Drenasit, por vepra e tij në shërbim të atdheut do të mbetët përherë në kujtesën tonë. Patriotizmi i tij dhe dashuria për vendin do të jenë udhërrëfyes për brezat e rinj që do të vijnë pas.